Të vdekurit i lartësojnë, të gjallët si vlerësojnë (foto)
Lokale

Të vdekurit i lartësojnë, të gjallët si vlerësojnë (foto)

12.Jan.2013 19:32
0
Ja që ndodhi edhe kjo! Ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe përfaqësuesit e OVL-së sot janë nënçmuarë rëndë nga këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës. Këshilltarët shqiptarë të akomoduar mirë në ulëset e tyre, liderët politik me kollare e disa edhe me ujë me limon, sot nënçmuan rëndë përfaqësuesit e OVL-së dhe ish pjesëtarët e UÇPMB-së duke i lënë ata të ulur në dyshemenë e Kuvendit. Ishin mbledhur për çështjen e lapidarit në Preshevë, ndërsa ata që kontribuuan shumë për të ardhë politikanët në këto poste, u harruan. Gazetari i Titullit i cili përcolli për së afërmi këtë seancë arriti që të kapë me objektivin e tij këtë situatë të palakmueshme, kur këta ish pjesëtarë të UÇPMB-së ishin harruar duke i lënë të ulur ata me një qoshe të sallës së Kuvendit. Shtrohet pyetja, përse u mbajt seanca e sotme, a ishte ajo për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve dhe ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, apo një mundësi e mirë për politikanët për të rritur rejtingun e tyre me deklarata "madhore"? Lënia në harresë e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe nga ana tjetër mbrojtja e një pllake përkujtimore me emrat e bashkëluftëtarëve të tyre, le të dyshojmë qëllimin e mbajtjes së kësaj seance të tre Kuvendeve shqiptare të Luginës./Titulli.com/

ovl-kuvend1

ovl-kuvendi3

ovl-kuvend2

Ragmi Mustafa “përgatitet” për dorëheqje
Kuvendarët vendosën: ‘’Nuk e heqim përmendoren’’
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration