Të rinjtë preshevar në hapje të Bibliotekës Muze të qytetit
Lokale

Të rinjtë preshevar në hapje të Bibliotekës Muze të qytetit

26.Feb.2019 18:06
0

Në kohën kur shumica e të rinjve shqiptar shohin mundësitë për punë në vendet perëndimore, në Preshevë, një grup i të rinjve nga organizata jo-qeveritare “New Ways” apo “Rrugë të Reja”, ka nisur renovimin e shtëpisë ku ka jetuar profesori i parë i gjuhës shqipe në Preshevë,  Adem Ahmeti, shtëpi e cila për lexuesit, vizitorët dhe qytetarët e Preshevës do të rihapet si Bibliotekë-Muze në fund të muajit Prill.

Adem Ahmeti ishte një ndër intelektualët e parë të komunës së Preshevës, njëherit si aktivist, veprimtarë e profesor  i parë i gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë.

 

Ishte dhe ngelet një ndër figurat më të respektuara për bindjet e tij progresiste, dhe angazhimin e tij për te drejtat e shqiptare në atë rajon, si ide universale e te drejtave te njeriut.

“Kultura duhet të ketë status të lirë, të mos ketë kurrfarë kufizimesh artificiale, kurrfarë pengesash, sepse kultura e mirëfilltë i takon të gjithë Botës, i takon gjithë njerëzimit. Çdo kulturë e veçantë nacionale duhet të ketë hapësirë të lirë që të gjej lexues, adhurues e shijues të veht” – citonte Ahmeti në intervistën e tij në vitin 1996.

Në vitin shkollor 1961/1962, në Preshevë u hapen paralelet e para të gjmnazit ‘Boro Stankoviq’ të Vranjës.

Shumica e lëndëve mësimore zhvilloheshin në gjuhën serbe për shkak të mungesës së kuadrit shqiptarë.

Ndërsa, në vitin 1968 me propozimin e disa profesorëve shqiptar gjimnazi emërohet me emrin ‘Skenderbeu’, i cili edhe sot mban këtë emër, Ahmeti ishte profesori i parë i gjuhës shqipe në atë kohë.

Rilind Shaqiri, koordinator I Bibliotekës-Muze “Adem Ahmeti” thekson se ideja ka ardhur si nevojë për hapësira ndryshe për zhvillimin e mendimit kritik dhe emancipimit shoqëror në qytet:

Iniciativa është përkrahur nga shumë aktivist e intelektual të komunës së Preshevës dhe rajonit.

Fshati Leran në Preshevë, aty ku shqiptarë dhe serbë takohen për të luajtur lojë turke (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration