Të rinjtë e të tre nacionaliteteve me mesazh kundër urrejtjes
Gjatë ditës së djeshme në qendër të qytetit të Bujanocit me rastin e ditës “Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit” 5 Dhjetori dhe në kuadër të kuadër të projektit “Gjuha e urrejtjes në tapetë” i realizuar nga (Otvoreni klub), Klubi i hapur nga Nishi. Të rinjtë e Komunës së Bujanocit e të tre nacionaliteteve shqiptare, serbe dhe rome performuan një mesazh qytetarëve për moskomunikimin e tyre në mes vete.
Ata realizuan një lloj sfilatë në qytet me gojë të mbyllura si mesazh kundër gjuhës së urrejtjes nga rinjtë e Komunës së Bujanocit.
Mesazhi i nxënësve ishte që duhet të fillojmë të komunikojmë me njëri tjetrin pa urrejtje.
“Është koha që t'i heqim shiritat nga goja e të fillojmë të komunikojmë me njëri tjetrin dhe të mos kemi urrejtje dhe paragjykime”, thanë nxënësit.
Kurse koordinator i projektit Blerim Hiseni theksoi se do të ketë edhe një panel diskutimi në lidhje me këtë temë.
“Ky projekt vazhdon deri në fund të muajit shkurt të vitit 2020, dhe do të ketë aktivitete të nxënësve dhe një panel diskutim me temën – “Pse i urrejmë jashtëtokësorët”, deklaroi Blerim Iseni koordinator i projektit për Komunën e Bujanocit.