titulli.com
Lokale

Të premten ndahen bursat për 656 studentë

27.Mar.2013 10:33
0
Komuna e Bujanocit të premten (29 mars) do të bëjë ndarjen e bursave për studentët e saj Ndarja do të bëhet në sallën e madhe të shtëpisë së Kulturës në Bujanoc me fillim në orën 14h. Të drejtën e bursës komunale e kanë fituar 656 studentë, prej të cilëve 613 nga studimet themelore si dhe 43 student në master dhe doktoraturë. Me këtë rast kryetari i komisionit për bursa Arbër Pajaziti fton të gjithë studentët që të jenë prezent në ceremoninë e ndarjes së bursave. “Ata që nuk mund të jenë prezent të premten, bursat e tyre do të mund t’i tërheq edhe ndonjë anëtarë i familjes së studentit i cili duhet të ketë me vete letërnjoftimin edhe ate pas datës 1 prill të këtij viti, në arkën e komunës së Bujanocit”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Pajaziti. Vlen theksuar se ky njëherit është numri më i madh i studentëve që ka fituar të drejtën për bursë që nga fillimi i ndarjes së bursave nga Komuna e Bujanocit./Titulli.com/ Shkarko listën: KLIKO
SHHLP fton shqiptarët në Zvicër të marrin pjesë në Kuvend
Përmbyllet manifestimi kushtuar komandant Mjekrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration