Lokale
Të gjithë jemi njësojë, diskutohet në Preshevë
Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në Jug të Serbisë nga Leskovci po zhvillon tribuna për rritjen e demokracisë në komunitetet lokale të komunës Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
„Dialogu kundër stereotipave-të gjithë jemi njësojë“, është projekti në kuadër të cilit organizohen tribunat të mbështetur nga USAID.
Në sallën e kuvendi komunal të Preshevës po diskutohet për zhvillimin ekonomik rajonal, statusin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe iniciativat lokale.
Ministresha për zhvillim rajonal nga qeveria e Serbisë, Verica Kalanoviq po merë pjesë në këtë tribunë, kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, menaxheri EU Progress Grem Tindal dhe përfaqësues nga kompania „FLUIDI“ .
Gjithashtu gjatë kësaj tribune po diskutohet edhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik në këto komuna dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!