Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe
Lokale

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe

17.Jun.2020 11:38
0

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka mbajtur takim me kryetarët e Shoqatës për trashëgimi kulturore, shoqatës së shkrimtarëve dhe të Shoqatës së pensionistëve të komunës sonë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i listës së propozimeve të emrave të rrugëve dhe shesheve në vendbanimet e komunës sonë dhe marrjen e propozimeve nga këto shoqata, për përfshirjen e emrave të figurave eminente të historisë e kulturës sonë kombëtare, me theks të veçantë të asaj preshevare.

Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës sonë deri më tani i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e dërguara nga përfaqësuesit e komunitetit të rrugëve në të cilët ata frekuentojnë, si dhe Bashkësive Lokale të komunës sonë.

Pushteti lokal ka këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare.

Qytetarët tanë do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve ka prezantuar procesin e deritanishëm në mënyrë të detajuar, për të gjitha rrugët e vendbanimeve të komunës sonë.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative dhe ligjore, zyrtarisht do të bëhet emërtimi i rrugëve të reja, ndryshime këto të cilat do të përfshihen me rastin e përtëritjes së dokumentat personale të udhëtimit të qytetarëve tanë, pas skadimit të afatit të tyre.

Kjo përmbajtje-teskt është marrë nga ueb-faqja zyrtare e komunës së Preshevës.

Bajrami: Në parlamentin e Serbisë do të jem zëri i çdo preshevari (video-spoti)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration