Taktizimi i Kosovës me Luginën e Preshevës
Udhëheqësit kosovarë do ta mbajnë në lojë aspiratën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkim me Kosovën, shkruan koha.
Por në finalen e dialogut me Serbinë, kërkesa e tyre do të shtrohet në tryezën e diskutimit vetëm për arsye taktike, në funksion të ruajtjes së kufijve aktualë të Kosovës. Nëse Serbia shfaq synimin ta ndajë veriun, atëherë Kosova do ta kërkojë Luginën.
Këtë taktikë e ka shpalosur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe Ekipin shtetëror për dialog me Serbinë. Në takim nuk kanë marrë pjesë dy subjektet kryesore opozitare - Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje.