Takime me ndërmarrës lokal: Zhvillimi ekonomik, sfidë për qeverisjen e ardhshme të PVD-së (foto&video)
Lokale

Takime me ndërmarrës lokal: Zhvillimi ekonomik, sfidë për qeverisjen e ardhshme të PVD-së (foto&video)

12.Jun.2020 14:44
0

Zhvillimi ekonomik lokal mbetet një sfidë dhe synim tejet rëndësishëm për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare të PVD-së në Bujanoc

Dhjetra ndërmarrës lokal, dje morrën pjesë në promovimin e programit zgjedho për mandatin 2020 – 2024.

Lulzim Rashiti, përfaqësues e Odës Ekonomike në Bujanoc, duke elaboruar ndihmën dhe përkrahjen e qeverisjes aktuale në Bujanoc, ai vlerësoi lartë të arritur në zhvillim ekonomik në Bujanoc, mbi të gjitha në krijimin e instrumenteve ekonomike, si; Zyra e Odës ekonomike, Sportelin për këshilla ekonomike dhe Unioni i Bizneseve lokale.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherit kandidati për deputet popullor, Shaip Kamberi, ka falenderuar tejmase biznesmenët lokal për bashkëpunimin e ofruar.

“Sinqerisht ju jeni shtylla kryesore e vendit tonë. Duke paguar taksat komunale, ju mbushni arkët e xhirollogarisë tonë, njëherit me aktivitetin tuaj ekonomik, ju gjeneroni vende të reja të punës, që mbani familje të tëra në Bujanoc. Komuna e Bujanocit, nuk n’a duhet nëse aty nuk ka shqiptarë”, deklaroi Kamberi.

“Nuk kemi lënë diçka pa bë për Ju, e cila është m’varë nga ne. Ajo që nuk është bë, të jeni të sigurt që nuk është m’varë nga ne”,  tha Kamberi dhe më tej shtoi se gjatë këtij mandati, janë subvencionuar qindra biznese, ku janë ndarë mbi 45 milionë dinarë.

Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, elaboroi programin qeverisës 2020 – 2024.

“Jemi të vetëdijshëm se qeverisja aktuale e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ka dhënë një shtytrje të madhe zhvillimit ekonomik lokal, duke ndarë subvencione për bizneset lokale. Premtoj, se gjatë qeverisjes së ardhshme katër vjeçare, do të dyfishohet, ndërsa si segment tjetër, do të kemi edhe nxitjen e gruas në biznes”, tha Rexhepi.

Për më shumë, në fushatës zgjedhore të PVD-së, u vlerësua se gjatë mandatit të ardhshëm, do t’i kushtohet rëndësi partneritetit publiko privat.

Shumë biznesmen të suksesshëm lokal, kanë dhënë sugjerimet e tyre, krahas zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal, për nxitjen dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.

Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)

 

Thaçi nuk tërhiqet: Pro bashkimit të Preshevës e Bujanocit me Kosovën, Mitrovica s’preket (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration