Taipi refuzoi Serbinë dhe braktisi Shqipërinë për Kosovën
Gjashtë vjet më parë, Gjelbrim Taipi nuk mendoi dy herë kur refuzoi të luajë për përfaqësuesen U-18 të Serbisë. Interesimi i serbëve ishte i madh për ta marrë në përfaqësuese. Por, Taipi tash 24-vjeçar ndihet krenar që refuzoi fanellën e Serbisë, shkruan koha."Për mua dhe familjen time ka qenë e papranueshme të luaj për Serbinë. Ftesa ishte serioze. Më kanë përcjellë shpesh trajnerët e ekipeve U-18 dhe U-21 të Serbisë. Por, unë refuzova të luaj, pasi të gjithë e dimë se çfarë raporte kemi të dy popujt", ka treguar ofertën e bërë nga Serbia në vitin 2011.
Mesfushori i tashëm i skuadrës elitare të Zvicrës, St. Gallen, luante për Tërnocin, që vjen nga fshati me të njëjtin emër në Luginën e Preshevës. Tërnoci garonte në Ligën e Katërt të Serbisë. Ishte ndër lojtarët kryesor të ekipit.