Tahiri: Problemet e Luginës do ti paraqes qeverisë së Kosovës (video)
Abelard Tahiri ministër i Drejtësisë së Kosovës gjatë qëndrimitë tijë në Bujanoc ka takuar edhe përfaqësuesit politik shqiptar të komunës së Bujanocit dhe deputetin popullorë.Në hotelin “Rozafa”, në Bujanoc Tahiri me kryetarin e Partisë Demokratike Nagip Arifin, deputetin popullor Famtir Hasani e të tjerë bisedoi për pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.
“Njoftova ministrin Tahiri për problemet që po ballafaqohen shqiptarët në Luginë të Preshevës. Problemet e nostrifikimit të diplomave, marrja e nënshtësisë banorëve të Malësisë së Bujanocit, ngecja e zhvillimit ekonomik dhe mos kyqja në organet shtetërore të Republikës së Serbisë ishin temat në fokus të këtij takimi”, ka shkruar Nagip Arifi.
Ministri Tahiri është zotuar se problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës do t’iu adresohen mbledhjes së ardhme të Qeverisë së Kosovës./Titulli.com/