Tahiri:  Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës por nuk e di si do të arrihet
Lokale

Tahiri: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës por nuk e di si do të arrihet

10.Nov.2018 08:46
0

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka folur për takimin e djeshëm mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Këto takime, tha ai në Interaktiv të KTV-së, nuk mbahen me iniciativën e presidentit Thaçi por me kërkesë të BE-së.

“Ftesën e bën Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini. Kosova nuk e ka luksin t’i refuzojë takimet për dialog, por as nuk do të pranojmë marrëveshje të pafavorshme për vendin tonë”, tha ai.

Tahiri shtoi se Thaçi e ka obligim kushtetues t’i ndjek këto takime.

“Legjitimiteti i presidenti buron nga Kuvendi i Kosovës. Refuzimet e opozitës, janë vetëm demagogji e radhës”, tha ai.

Tahiri tha se nuk sheh nguti nga Thaçi për sa i përket shkuarjes së tij në Bruksel, ani pse nuk ka konsensus nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Ai e sheh të nevojshme shkuarjen e Thaçit atje pasi është në interes të vendit.

“Presidenti po i kryen obligimet e tij kushtetuese”, tha ai.

I pari i Drejtësisë, tha se më së paku duhet frikësuar nga Thaçi kur vjen fjala tek idetë për shkëmbim territoresh, pasi sipas tij, presidenti në asnjë rrethanë nuk do të bënte marrëveshje të tilla që cenojnë territorin e Kosovës.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës, nuk pranon asnjë marrëveshje që parasheh krijimin e ndonjë Republika Srbska brenda Kosovës.

Tahiri, tha se e duan një marrëveshje e cila fundin e ka me njohje të Pavarësisë së Kosovës.

Ministri Tahiri tha se e mbështet idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, por ka thënë se nuk e di nëse kjo mund të bëhet apo si do të arrihet.

Tha se “Opozita, krejt çka bën është vetëm të merret me presidentin Thaçi”. Sipas tij, pozicioni i tyre është i pakuptimtë. “Opozita më mirë është tani të jenë pjesë e proceseve tona, pasi është në interes të të gjithëve”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë që vjen nga PDK-ja, gjithashtu theksoi se Kosova është në limitet e fundit që duhet arritur një konsensus dhe të kenë një agjendë të qartë, pasi siç tha ai “Kosova është e stërvonuar”.

“Nuk po flasim për çështje paqeje, por një çështje që po i mban peng edhe Kosovën edhe Serbinë”, tha tutje.

Për kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, Tahiri ka thënë “Le ta bëjnë kërkesën, le t’i bëjnë votat për ta rrëzuar Qeverinë, por mos ta bojkotojnë Kuvendin”.

Për sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Tahiri ka pohuar se ka skepticizëm nga shtetet anëtare të BE-së, por thotë se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara. “Kosova ende po e lufton edhe korrupsionin. Tashmë si Kosovë nuk kemi në dorë asgjë, presim nga BE-ja”, tha ai.

E ka quajtur padrejtësi nga BE-ja që edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara, përsëri nuk ka liberalizim.

Tahiri foli edhe për vendosjen e taksës prej 10 për qind të produkteve të Serbisë dhe BeH. Tha se Lista Serbe është abuzuese, kur thotë se për këtë arsye nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje.

Ministri i Drejtësisë, gjithashtu ka thënë në fund se pret që të rritet bashkëpunimi me SHBA-në për sa i përket sundimit të ligjit.

Tahiri ka folur edhe për dorëheqjen që e kishte ofruar kohë më parë nga posti i ministrit. Ka thënë se e ka bërë për disa pakënaqësi, por Veseli e Haradinaj nuk ia kanë pranuar dorëheqjen dhe kështu ai ka pranuar të vazhdojë punën, por, nuk ka treguar se çfarë pakënaqësish ka.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration