Tahiri: Jam kundër shkëmbimit të territorit, ide për krijimin e “Serbisë së Madhe”
Lokale

Tahiri: Jam kundër shkëmbimit të territorit, ide për krijimin e “Serbisë së Madhe”

29.Dec.2018 11:07
0

Ish-Kryenegociatoria, Edita Tahiri për Kosovën në bisedimet Prishtinë-Beograd  theksoi për  rrezikun e një ndarje territoriale të Kosovës dhe korigjimit të mundshëm me Luginën e Preshevës.

“Unë jam fuqishëm kundër idesë së prekjes së kufijve të shtetit të Kosovës, jam kundër shkëmbimit të territoreve apo çfarëdo korrigjimi të kufijve, në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo ide është kundër interesave kombëtare shqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës, si dhe sjellë jo stabilitet dhe luftëra të reja në Ballkan”, tha mes tjerash për gazetën shekulli Tahiri.

Lexoni të plotë deklaratën e sajë në pyetjen A janë dakord që palët politike në Kosovë të marrin në konsideratë shkëmbimin e territoreve me Serbinë?

Ju po quani shkëmbim territoresh, por këtu kemi të bëjmë me territore shqiptare, sepse edhe veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare, prandaj nuk lejojmë një gjë të tillë. Kombi shqiptar ka humbur mjaft territore gjatë historisë, një histori e tillë nuk do të përsëritet kurrë ma. Ideja e prekjes së kufijve të Kosovës është ide serbo-ruse që shfaq hapur një luftë gjeopolitike mes dy kombeve, shqiptarëve dhe serbëve. Ka për qëllim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe rikthimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan. Nuk mund të lejojmë që Serbia të kthehet në një neo-hegjemon në Ballkan, ndërsa ne shqiptarët të vazhdojmë të jetojmë të ndarë në gjashtë shtete. Po ashtu, as nuk mund të lejojmë që ambiciet gjeopolitike ruse të dëmtojnë gjeopolitikën perëndimore/euro-atlantike që tashmë është vendosur në Ballkan. Ne gjithë vendet e Ballkanit hiq Serbinë, jemi përcaktuar për drejtimin strategjik euro-atlantik. Kemi obligim të mbrojmë aleancën tonë me perëndimin dhe gjeopolitikën perëndimore. Prandaj, lufta gjeopolitike që pritet të zhvillohet në fazën finale të Dialogut është luftë e jona dhe aleatëve tanë euro-atlantik, për një njohje reciproke mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, për moslejim të prekjes së kufijve të Kosovës si dhe për moslejim të rikthimit të ndikimit rus në Ballkan. Kjo është e vetmja rrugë që çon drejt një paqeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes dy kombeve, shqiptarëve dhe serbëve, si dhe kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Mirëpo, për një paqe të qëndrueshme në Ballkan, aleatët perëndimor duhet ta kenë parasysh dhe të marrin masa kundër ambicieve gjeopolitike ruse në Ballkan. Rusia përmes Serbisë ka vazhduar përpjekjet për të rikthyer ndikimin në Ballkan, ashtu sikur që është duke u përpjekur në planin global. Rusia jo vetëm që është duke e armatosur Serbinë dhe e kontrollon pjesën serbe ne Bosnje, ajo madje ka vendosur një qendër ushtarake të sajë në Serbi (në Nish), ndërkohë që ka vazhduar me mjete të tjera propagandistike të ndërhyjë në vendet tjera të Ballkanit. Një masë serioze që i jep përgjigjen e duhur Rusisë është vendosja e një baze amerikane në Kosovë, për të mbrojtur gjithë Ballkanin.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration