Tahiri: Do të kujdesemi që Lugina e Preshevës mos të mbetet e dëshpërimit
Lugina

Tahiri: Do të kujdesemi që Lugina e Preshevës mos të mbetet e dëshpërimit

05.Aug.2019 11:14
0

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim kryetarin Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa.

Pas takimit, ministri Tahiri ka theksuar se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj duhet ta kenë një agjendë të mirëfilltë dhe sistematike që adreson çështjet e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, në mënyrë që komuniteti shqiptar që jeton në atë pjesë, të rigjenerohet edhe në planin socio-ekonomik edhe në atë socio-politik e kulturor.

“Për shkak të përbërjes etnike, Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet një ndër rajonet më të diskriminuara në Evropën Juglindore, si pasojë e politikës dezintegruese të Serbisë dhe kjo nuk mund të tolerohet brenda një vendi që aspiron Bashkimin Evropian.

Në takim të përzemërt me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa, ndamë bashkërisht perspektivën për hapat e mëtejmë që duhet t’iu paraprijmë, për të arritur kështu rezultate konkrete dhe një lidhje shumë më të fuqishme në mes institucioneve tona dhe qytetarëve që jetojnë në atë pjesë”, ka deklaruar Tahiri, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Tahiri ka theksuar se Lugina e Preshevës nuk mund të mbetet luginë e dëshpërimit dhe as e shpopullimit.

“Ajo ka nevojë për mbështetjen tonë dhe sensibilizimin tonë në rrafshin ndërkombëtar për kufizimet e një pas njëshme që pushteti serb i vendosë ndaj kësaj zone. Lugina ka nevojë për investime dhe për edukim. Ne e kemi obligim që ndaj kësaj pjese të banuar me shqiptarë, të stimulojmë zhvillimin ekonomik e social dhe kultivimin akoma më të fuqishëm të lidhjeve tona kulturore”, shoti Tahiri.

Ai u shpreh se Republika e Kosovës aspiron relacione të shëndosha me vendet fqinje, dhe trajtimi i popullsisë shqiptare brenda këtyre vendeve, është kapitulli më thelbësor që do përcaktojë këto relacione.

Shpikësi francez kalon Kanalin anglez me fluturaken e veçantë (video)
Drashkoviq: Çfarë do të ndodh me Serbinë nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration