Tërnoci do të votojë Shaip Kamberin për kryetar të komunës (video)
Lokale

Tërnoci do të votojë Shaip Kamberin për kryetar të komunës (video)

21.Apr.2016 14:35
0
Pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin parazgjedhor të aleancës PVD-UDSH në Tërnoc tregoi se ky vendbanim është me Shaip Kamberin, se Tërnoci është për ndryshime, është kundër përçarjes së shqiptarëve.

Në këtë tubim u tha që Tërnoci ka vendosur për ndryshime sepse rinia ka humbur shpresën nga qeverisja aktuale.

Prandaj Tërnoci ka vendosur që kryetar i ardhshëm i komunës së Bujanocit të jetë Shaip Kamberi dhe deputet në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Në tubim u prezantuan këshilltarët komunal të listës PVD-UDSH që vijnë nga fshati Tërnoc.

Kandidati për këshilltar, profesori universitar Lulzim Rashiti para tërnocasve shpalosi programin ekonomik që ofron aleanca PVD-UDSH me të vetmin qëllim, që mjetet e buxhetit t'i kthehen qytetarëve.

Kemi vendosur për ndryshime dhe mbështetja juaj është obligim për ne, tha Ermal Rexhepi, gjithashtu kandidat për këshilltar nga Tërnoci.

Në tubimin parazgjedhor në Tërnoc fjalën e morën edhe kandidati për këshilltar Ragmi Mustafa dhe kandidati për deputet Driton Rexhepi.

Ata ftuan qytetarët të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, duke shtuar që aleanca PVD-UDSH do t;i kthejë dinjitetin shqiptarëve në Tërnoc dhe në komunën e Bujanocit.

Nagip Aliu, përfaqësues i UDSH-së nga Tërnoci, tha se qeverisja aktuale me politikën e saj përçarëse për katër vite ktheu komunën mbrapa për 40 vite.

Kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani tha që përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë avancon të drejtat dhe pozitën e shqiptarëve të Luginës duke marr parasysh që Serbia është në prag të nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Bartësi i listës PVD-UDSH dhe kandidati për kryetar të komunës Shaip Kamberi edhe në vendlindjen e tij u prit me duartrokitje dhe entuziazëm të madh.

Kamberi akuzoi qeverisjen aktuale të Bujanocit për përçarje, largim të shqiptarëve nga puna dhe degradim të arsimit.

“Aleanca jonë me UDSH-në ofron qeverisje të ndershme dhe llogaridhënëse, të mos lejojmë që buldozerët e Kragujevcit të rregullojnë shtratin e Lumit në Tërnoc, ndërsa buldozerët e tërnocasve të qëndrojnë përskaj lumit”, tha mes tjerash Kamberi.

Tubimi në Tërnoc ishte tubimi i parafundit parazgjedhor i aleancës PVD-UDSh-Shaip Kamberi.

Tubimin përmbyllës të fushatës aleanca PVD-UDSH do ta mbajë të enjten, më 21 prill, në ora 18h, në sheshin e qytetit në Bujanoc./Titulli.com/

Program parazgjedhor 

VIDEO:

Zv.ministri Gecaj: Është e dëshirueshme të dëgjohet zëri i shqiptarëve në parlamentin serb (foto)
Lëvizja e Progresit Demokratik ka përmbyllur fushatën parazgjedhore në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration