Të lajmërohen qytetarët që u janë konfiskuar revolet personale dhe armët e gjuetisë gjatë vitit 1999, mundësi e heqjes së tatimit
Lokale

Të lajmërohen qytetarët që u janë konfiskuar revolet personale dhe armët e gjuetisë gjatë vitit 1999, mundësi e heqjes së tatimit

19.Apr.2016 18:42
0
Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit të cilëve në vitin 1999 gjatë kohës së bombardimeve të NATOS, nga ana e policisë ju kanë konfiskuar revolet personale dhe arma e gjuetisë.

Sipas njoftimit  nga Ministria e Financave - Sektori për tatime qytetarët  janë ngarkuar me taksa vjetore për posedim të armëve edhe pse nuk e posedojnë, munden që të paraqiten në shërbimin e të ardhurave dhe tatimeve - filiala në Bujanoc në mënyrë që t’ju shlyhen borxhet në kohë retroaktive që nga data e konfiskimit të armës personale, transmeton titulli.com.

“Paraprakisht çdo qytetarë që do të kërkojë shlyerjen e obligimit tatimorë në emër të taksës për armën personale ose armë gjuetie është i obligueshëm ta siguroj vërtetimin valid nga Stacioni i policisë në Bujanoc”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Financave.

Kjo Ministri njofton se afati i paraqitjes për shlyerjen e borxheve do të jetë në fuqi deri më 10 maj, pas kësaj date do të pasojnë paditë gjyqësore ndaj borxhlinjve, duke u bazuar në faturimin dhe gjendjen e borxheve që figurojnë deri në momentin e ngritjes të padisë. 

Progresi Evropian prezanton në Bujanoc projektin për mbështetje të ndërmarrjeve (foto&video)
Halimi: PDSH po i dëmton votuesit shqiptarë të Luginës për zgjedhjet parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration