Progresi Evropian prezanton në Bujanoc projektin për mbështetje të ndërmarrjeve (foto&video)
Lokale

Progresi Evropian prezanton në Bujanoc projektin për mbështetje të ndërmarrjeve (foto&video)

19.Apr.2016 15:12
0
Programi Progresi Evropian ka prezantuar sot në Bujanoc projektin për mbështetje të mikro dhe ndërmarrjeve të vogla, i cili do të realizohet në 34 komuna të Serbisë që janë të përfshira në këtë program, raporton Titulli.com.

“Për këtë projekt Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës kanë ndarë 250 mijë euro dhe ftesa publike do të jetë e hapur deri më 10 qershor. Qëllimi i mbështetjes së këtyre ndërmarrjeve është avancimi i prodhimtarisë së tyre dhe hapja e vendeve të reja të punës”, tha për portalin informativ Titulli.com, Mladen Cvetanoviq, bashkëpunëtor për zhvillim ekonomik pranë Progresit Evropian.

Sipas Cvetanoviqit, të dejtë aplikimi në këtë projekt kanë subjektet ekonomike që janë themeluar në vitin 2013 dhe 2014, që kanë bilanc pozitiv dhe që shumica e pronës së tyre është vendore.

“Ftesa publike parasheh që të mbështeten më së paku 12 ndërmarrje , ndërsa vlera maksimale e donacionit është 25.000 euro për ndërmarrjet e vogla dhe 15.000 euro për ndërmarrësit dhe mikro ndërmarrjet”, shtoi Cvetanoviq.

Ndërmarrësit e interesuar mund të njoftohen për informacione në zyrën e Progresit Evropian në Vranjë, nëpërmjet uebfaqes zyrtare të këtij programi, apo në Zyrat për zhvillim ekonomik lokal pranë komunave të tyre.

Në kuadër të 34 komunave të Serbisë juglindore dhe jugperëndimore ku po zbatohet Progresi Evropian bëjnë pjesë edhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/

VIDEO:

Nesër është afati i fundit për regjistrim në listën e zgjedhësve, verifikoni a jeni në listë (dokument)
Të lajmërohen qytetarët që u janë konfiskuar revolet personale dhe armët e gjuetisë gjatë vitit 1999, mundësi e heqjes së tatimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration