Sërish zbulohet duhan në stacionin e trenit në Preshevë
Lokale

Sërish zbulohet duhan në stacionin e trenit në Preshevë

19.Feb.2015 22:41
0
Doganierët në stacionin hekurudhor në Preshevë, në mbrëmjes mes së mërkurës dhe të enjtes kanë parandaluar kontrabandimin e rreth 30 kilogramëve duhan të grirë të pronarit deri më tani të panjohur.

Siç ka njoftuar drejtoria doganore , shkelja është zbuluar pak pas mesnate, pas një kontrollimi të detajuar të trenit të udhëtarëve i cili po lëvizte në linjën e rregullt Selanik-Beograd.

Duhani i grirë i paketuar në 20 kuti kartoni dhe në 12 qese najloni, ishte fshehur në tualetin e trenit, në hapësirën prapa lavamanit.

Me që deri në largimin e trenit nga stacioni askush nuk u paraqitë si pronar i duhanit të gjetur, procedura kundërvajtëse është nisur ndaj personit të panjohur, ndërsa pas përfundimit të procedurës duhani ka të ngjarë që të shkatërrohet, pasi bëhet fjalë për mall me akcizë.

Duhet theksuar se edhe muajin e kaluar në të njëjtin stacion në tavanin e lokomotivës ishin zbuluar 98 kilogramë të duhanit të grirë, gjithashtu pa pronar. /Titulli.com/ 

KKSH: Shumica "mbetet" pakicë, i nevojitet pjesëmarrja e opozitës
Destani pranon: Politika në Luginë e dështuar (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration