Suksesi i nxënësve të drejtimit TMM në SHMT "Presheva" gjatë vitit 2010- 2019
Nga 239 ish nxënës: 72 % në studime, 41 drejtime të ndryshme të studimit, 49 % e studentëve në Prishtinë, 16 % mjekësi të përgjithshme, 30 nxënës në botën e jashtme perindimore, etj.
(Për më shumë të dhëna, vizitone shkollën dhe shikoni prezantimin).
Suksesi i tyre, frymëzim dhe udhëzim për ne!
Pas disa javë punë intesive, u bë prezantimi statistikor dhe analiza e ish nxënësve të drejtimit Teknik - Motër Medicinale (TMM) për gjatë viteve 2010 - 2019.
Vlerësim dhe analizë e përgjithshme, për ecurinë, perfomancën dhe rezultatet e ish nxënësve të mjekësisë.
Duke ditur se vlerësimi është një proces dhe indikator determinues për nxjerrjen e treguesve kryesor, për ngritjen e cilësisë në arsim dhe për krijimin e një sistemi arsimor bashkëhorë në përputhje me kërkesat e shoqërisë së sotme - shoqërisë së dijës, kjo analizë bëhet jo vetëm për të konstatuar gjendjen, por edhe për të përcaktuar objektivat për të ardhmën, që do të reflektojnë pozitivisht në përmisimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në procesin edukativo - arsimor.
Prezantimi tregon për numrin total të ish nxënësve; sa përqind dhe sa nxënës janë në studime; sa përqind dhe në cilët fakultete studijojnë; sa përqind dhe cilët qytet studijojnë; etj.
Prezantimi së pari u në panairin e shkencës dhe kulturës në Vushtri, edicioni 8-të. Ku morëm fjalë miradije e përgëzimi nga kryetari Qendrim Uka dhe rektori i UBT - prof.dr. Edmond Hajrizi, e shumë profesor e qytetar të panairit. Tani më, punimi gjendet në koridorin e mjekësiaë në shmt 'Presheva'.
Falenderim të veçant për drejtorin Telat Arifi për kurajën që na dha dhe qëndrimin e tij pozitiv, ish nxënësve të mjekësisë që na ndihmuan të mbledhim të dhënat e kolegëve të tyre (ishte e vështirë, por me vullnet e entuziasëm të madh na ndihmuan).
Ky teskt është shkruar nga ekipi punues, Klasa IV/7, Dr. Nazmi Z. Mehmeti, Dr. Hamide Veliu Mehmeti.