Studimet Master, të interesuarit të paraqiten në kabinetin e Mustafës
Lokale

Studimet Master, të interesuarit të paraqiten në kabinetin e Mustafës

29.Oct.2015 16:55
0
Dhimitër Bako nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Tiranë, përmes një shkrese dërguar kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kërkon që brenda një afati sa më të shkurtë të interesuarit nga Lugina të paraqiten për studime Master në Universitetet e Republikës së Shqipërisë .

Në emailin dërguar kryetarit Mustafa, theksohet numri i kuotave të akorduara sipas trevave për programin e studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave.

Për komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në programin e studimit Master Profesional janë paraparë 83 vende, kurse për atë Master i Shkencave 82 kuota të lira mund të pranohen 165 studentë.

Në njoftimin e pranuar nga zyra e kryetarit të Komunës së Preshevës thuhet se të gjithë kandidatët e interesuar për studime Master duhet të paraqiten në kabinetin e kryetarit Ragmi Mustafa. /Tituli.com/

Klubi nga Presheva me rezultate të mira kthehet nga Tetova
Alternativa dorëzon peticionin për kthimin e Gjykatës dhe Prokurorisë në Preshevë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration