Studentët nga Lugina takohen me ambasadorin e Serbisë në Tiranë
Kryesia e Unionit të Studentëve të Luginës së Preshevë (USLP) zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Serbisë në Shqipëri Miroljub Zariç dhe biseduan për problemet e ndryshme studentore.Kjo organizatë e përfaqësuar nga Visar Rexhepi, Kryetar e Bujar Haziri, Flamur Nuredini dhe Hebib Rexhepi ka falënderuar ambasadorin për mikpritjen dhe pranimin e kërkesave të tyre, shkruan Titulli.
Ambasadori Zariç ka konsideruar si të drejta kërkesat e parashtruara dhe ka siguruar përfaqësuesit e studentëve se për realizimin e kërkesave të tyredo t'i drejtohet edhe Beogradit zyrtarë.
Zariç i ka thënë se ky nuk do te jetë takimi ynë i fundit duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim.
“Në këtë takim, përveç njoftimit me rolin dhe funksionin e USLP-së si organizatë, paraqitëm edhe problemet dhe shqetësimet e studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në Universitetet e Republikës së Shqipërisë”, është shprehur Visar Rexhepi kryetar i e Unionit të Studentëve të Luginës së Preshevë në Shqipëri.
Ambasadori Miroljub Zariç ka konfirmoi besimin e tij për bashkëpunime të frytshme duke pasur parasysh edhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Serbe.
Unionit të Studentëve të Luginës së Preshevë në Shqipëri shpreson se pas këtij takimi pret përgjigjet konkrete duke shpresuar që kërkesat të tyre të mos mbeten vetëm në letër./Titulli.com/