Stefanoviq: Policia lokale në harmoni me strukturën etnike në Bujanoc, Pajaziti më shumë përfaqësim shqiptarë në stacionin policorë Foto: MPB-S
Lokale

Stefanoviq: Policia lokale në harmoni me strukturën etnike në Bujanoc, Pajaziti më shumë përfaqësim shqiptarë në stacionin policorë

16.Oct.2016 14:01
0
Zëvendës/ kryeministri i Serbisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq gjatë vizitës që i bëri Staciont të Policisë në Bujanoc deklaroi se për policinë është e rëndësishme që në ambientet multientike struktura e të puënsuarëve të jetë në hamroni me strukturën etnike të qytetarëve, shkruan Titulli.com.

Ai është shprehur se për policinë dhe qytetarët është mirë të kenë besim tek njëri tjetri dhe të punësuarit të jenë të sinqerët e të përkushtuar në rrespektimin e ligjeve të Sebisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme është gati të bashkëpunojë me qeverisjen lokale dhe institucionet tjera që të shtohet besimi. Dua që qytetarët të dinë se policia vepron sipas kërkesavë të tyre dhe munden gjithmonë ti drejtohen”, tha mes tjerash Stefanoviq.

Në takim e zhvilluar në ambientet e stacionit të policisë në Bujanoc mori pjesë edhe kryeshefi i adminstratës komunale, Ismail Pajaziti i cili ka prezantuar shqetësimet e tij idhur me pasivizimin e  vendbanimeve të qytetarëve shqiptar, inkuadrimin e shqiptarëve në struktuart epolicisë, vjedhjet në rrugën Branko Radieviq.

“Shtrova nevojën e inkuadrimit të të rinjëve shqiptarë në strukturat e policisë lokale përshak të rënies drastike të numrit të të punësuarëve në stacionin policorë në Bujanoc por edhe në stafin udhëheqës. Githashtu potencova problemin e vjedhjev në rrugën Branko Radiçeviq dhe pasivizimin e vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë”,  theksoi Pajaziti.

Pajaziti ka thënë se ka marrë premtimin nga ministri për kërkesat e tij, ndërsa Stefanoviq  deklaroi se policia ka treguar një gatishmëri për krizën e refugjatëve dhe ka kërkuar që të zbardhen veprat e ndryshme kriminale./Titulli.com/

Bujanoc: Ministri i Arsimit të Serbisë, Mladen Sarçeviq takon kryetarin e komunës Kamberi
Ministri Mladen Sharçeviq premton mbështetje për fakultetin ekonomik në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration