Statistikat: Presheva me shkallë më të lartë të varfërisë e dyta në Serbi, Bujanoci qëndron pak më mirë Dikush nuk ka para as për bukë
Lokale

Statistikat: Presheva me shkallë më të lartë të varfërisë e dyta në Serbi, Bujanoci qëndron pak më mirë

26.Oct.2016 20:16
0
Sipas hulumtimeve "Harta e Varfërisë në Serbi", komuna e Tutinit gjendet në shkallën më të lartë të varfërisë ndërsa Beogradi i Ri më të ulët.

Siç është prezantuar në konferencë shkalla e varfërisë në Tutin është 66.2, në Preshevë 63.6, Bojnik 63.4, Bujanoc dhe Lebane 54.6 ndër nën 50% është në Babushicë, Bosilegrad, Vladiçin Han, Gadzhin Han, Dolevc, Zhitoraxh, Medvegjë, Trgovisht dhe Travi I zi, shkruan Titulli.com.

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Punës Nenad Ivanisheviq  është shprehur se ministria merret me këtë temë dhe se transferet e dedikuara kanë përqëllim ti ndihmojë vetqeverisjet lokale me shkallë të ulët të zhvillimit të përmirësojë shërbimet e mbrojtjes sociale.

Shefi i zyrës së Bankës Botërore në Serbi, Toni Verhejen ka theksuar se zvogëlimi I varfërisë është tema që ata merren dhe se rreziku është shfaqur më shumë në Serbinë Juglindore dhe pjesë të Vojvodinës.

Sipas këtyre statistikave prej komunave ku jetojnë shqiptarët Presheva ka shkallën më të lartë të varfërisë duke pasuar me Bujanoci dhe Medvegjën./Titulli.com/

Kultivimi i drurit mbretërorë të rritet në Preshevë, toka shoqërore gati (video)
Armend Shabani nga Presheva, doktor i Matematikës me sukeses të lartë në Prishtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration