Stanokoviq: Në komuna Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka probleme ekonomike,
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Satnkoviq duke folur për problemet në këtë komuna është shprehur se ato janë më shumë ekonomike se ato politike.Ai në një emision “Talasanje” në RadioBeograd theksoi se qeveria e Serbisë do të përshpejtoj ekonominë dhe të mundësojë një standard më të mirë.
“Para 5 viteve janë ndarë 660 milion, ndërsa 2 vite pas kësaj afro 400 milion dinarë mjete të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Dhe punësimi në këto ndërmarrje është diku rreth 270 persona”, ka thënë Stankoviq, transmeton Titulli.com.
Stankoviq ka folur edhe për bashkëpunimin mes qeverisjes lokale dhe nivelit qendrorë, për pakicën shqiptare dhe problemet në fushën e arsimit, shëndetësisë, administratës dhe punësimeve./Titulli.com/