Stankoviq: Termi "Kosovë Lindore " u zëvendësua me “Lugina e Preshevës”
Lokale

Stankoviq: Termi "Kosovë Lindore " u zëvendësua me “Lugina e Preshevës”

17.Sep.2018 15:28
0

Zoran Stankoviq kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në programin e mëngjesit "New Morning" në TV Pink ka thënë se situata në jug të Serbisë Medvegjë është absolutisht e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Ai thekson se nuk ka diskriminim dhe se  të drejtat e shqiptarëve nuk janë shkelur, jeta është normale dhe se nuk ka konflikte ndëretnike. 

Stankoviq përsëriti se problemet kryesore janë ekonomike, si punësimi dhe investimeve të reja. 

"Njerëzit i janë kthyer vetvetes, kurse ata që janë të përfshirë në politikë në mungesë të ideve për përmirësimin e jetës dhe të punës së qytetarëve, merren me tema të sajuara dhe japin deklarata të papërgjegjshme të cilat japin përshtypjen se ka një problem, por që në të vërtetë nuk ka problem", u shpreh Stankoviq, transmeton Titulli.com. 

Duke folur për termin  “Luginë e Preshevës”, Stankoviç shpjegoi se pas "referendumit të vitit 1992 filloi të përdoret termi "Kosovë lindore ". 

Sipas Stankoviq ky ishte “një term i rëndë" dhe u  zëvendësua në termin “Lugina e Preshevës” pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. 

Sipas dokumenteve administrative, gjeografike dhe të gjitha të tjera, Presheva dhe Bujanoci përkasin rrethit të Pçinjës kurse Medvegja asaj të Jablanicës, shtoi ai./Titulli.com/

 

Kryeministrja serbe i cilëson jo serioze deklaratat për bashkimin e Luginës me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration