Lokale
Stankoviq takon ambasadorët, kërkon sjellje të përgjegjshme në Luginë
Situata në jug të Serbisë është stabile, mirëpo, megjithatë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është e nevojshme një sjellje me përgjegjësi i të gjitha subjekteve relevante, ka njoftuar shërbimi për informim i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medevegjë.
Ky ka qenë përfundimi i një takimi të përbashkët në Beograd në mes të kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues Zoran Antiq, ambasadorit të SHBA-së Majkëll Kirby, ambasadorit të Britanisë së Madhe Majllkom Devenport, shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian Vensan Dezher dhe ushtruesit të detyrës të Misionit të OSBE-së në Beograd, Pol Tide, transmeton Titulli.
Gjatë informimit të katër zyrtarëve ndërkombëtar rreth masave dhe aktiviteteve të Trupit Koordinues, kryetari i ri Zoran Stankoviq dhe bashkëpunëtorët e tij kanë theksuar se në jug të Serbisë duhet të respektohet ligji, dhe se ato vlejnë njëjtë për të gjithë dhe se kjo është rruga e vetme përmes së cilës do të kthehej besimi i qytetarëve tek institucionet dhe respektimi për sundimin e ligjit.
Stankoviq, të katër ambasadorët i ka informuar rreth ndërtimit të objektit për degën e Fakultetit Ekonomikë në Bujanoc, ndarjen e 231 bursave për nxënësit e shkollave të mesme edhe ate në tri komunat, fillimin e shkollës në gjuhën serbe dhe ndarjen e subvencioneve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ishin të suksesshme.
Në fund të kumtesës së Trupit Koordinues thuhet se nikoqiri i njoftoi mysafirët rreth përmbajtjes së dialogut që ka pasur me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafën dhe Nagip Arifin, pas marrjes së detyrës së kryetari të Trupit Koordinues./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!