Lokale
PDK: Kujdes Daçiq, por edhe ju liderë të Luginës
Partia Demokratike Kombëtare me seli në Bujanoc, tonet e ashpra të kryeministrit Daçiq dhe të disa liderëve politikë e institucionalë në Luginën e Preshevës, rreth ngritjes së një lapidari kushtuar dëshmorëve të kombit, i vlerëson si të panevojshme të cilat nuk i kontribuojnë qetësimit të situatës edhe ashtu të brishtë në këtë rajon
“Kremtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është paralajmëruar me muaj përpara nuk zgjatë me vite. Prandaj në këto manifestime edhe nuk mund të përmbahen emocionet e qytetarëve dhe nuk mund të kontrollohen deklarimet e tyre”, kështu nisë reagimi i PDK-së së Nexhmedin Saqipit.
Këto dukuri sipas PDK-së lejohen për qytetarët e rëndomtë, por nuk tolerohen nga përfaqësuesit e institucioneve, të cilët duhet të jenë të kursyer në prononcimet e tyre dhënë mediumeve, të cilat pastaj mund të spekulohet dhe keqpërdoren.
“Nuk janë demokratike konstatimet e krerëve të institucioneve kur tingëllojnë: “Hiqne, lapidarin vet, sa nuk ua kemi hequr ne me forcë?!”, ose “Eja hiqe lapidarin, po ta mbajti?!” e kështu me radhë, shkruan reagimi i nënshkruar nga kryetari Saqipi.
Partia Demokratike Kombëtare, burimin e këtyre dukurive e sheh te “(mos)aktiviteti i Këshillit jolegal Nacional dhe te deputeti jolegjitim, të cilët në vend se të “argëtohen” me këto problematika, të cilat janë edhe në domenin e vushëveprimit të tyre, ata si duket pajtohen me krijimin e një gjendjeje të tillë tensionuese”.
Ky subjekt politikë mëtej shton se “si të pakënaqur këto institucione të vetzgjedhura me humbjen e pushtetit lokal në Preshevë dhe Buajnoc, mezi presin të ndodhin këto probleme për të bllokuar pushtetet lokale me iluzionet se mund të vijnë ata vetë dikur me ndihëm e Beogradit”.
Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga qytetarët të jenë të vetëpërmbajtur dhe syçelë në këto lëvizje të cilat janë krijuar artificialisht për ta destabilizuar Luginën e Preshevës e humbësit më të mëdhenj në këto lojëra janë vetë qytetarët, të cilët për ditë përballin me probleme të natyrës politike dhe ekonomike, njofton Shërbimi për informim i PDK-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!