Stankoviq takim me komesarin për pakica Zanier, fjalor për 16 shkolla në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq është takuar me Komesarin e Lartë për Pakica Kombëtare në Hag, Lambert Zanier.Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Andresa Oricio.
Komesari Zanier i dorëzoi “Fjalorin e vogël” serbisht-shqip/shqip-serbisht, i cili do të distribuohet në shkollat në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj dhe do ta marrin secila paralele në gjithsej 16 shkolla me mësim në gjuhën shqipe.
Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka shprehur kënaqësi lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën e Komesarit të Lartë për Pakica Kombëtare, duke thënë se është i bindur që edhe në të ardhmen, në kënaqësi të ndërsjelltë, do të realizohen aktivitete të ndryshme të cilat janë me rëndësi të madhe për banorët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./TK/