
Stankoviq shpërndan çanta shkollore në Nesalcë dhe Levosojë të Bujanocit
Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e klasës së parë.Ai së bashku me delegacionin e tij vizitoi shkollën fillore në Levosojë dhe pastaj qëndroi në shkollën fillore “Ali Bektashi”në Nesalcë të komunës së Bujanocit të cilët kishin organizuar pritje në oborrin e këtij institucioni.
Stankoviq ka falënderuar përfaqësuesit e shkollave për mikpritjen duke i uruar shëndet dhe një vit të suksesshëm shkollorë.
Trupi Koordinues për vitin shkollorë 2017/2018ka siguruar çanta dhe mjete shkollore për 847 nxënës të klasës së parë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/