Stankoviq: Serbët të dalin me një listë zgjedhore në Prehsevë
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka lajmëruar se nuk pret incidentet në zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor në Preshevë dhe ka rekomanduar që përfaqësuesit serb të dalin me një listë zgjedhore.“Partit serbe nuk kanë këshiltarë komunal sepse kan dalë me dy lista zgjedhore. Nëse edhe kësaj here e përsërisin këtë gjë vështirë të hyn në kuvendin komunal. Mendoj se detyra e tyre është të përfaqësohen bashkarisht”, u shpreh Stankoviq për politika, transmeton Titulli.com.
Ai tha se nuk pret incidente në procesin zgjedhor duke pasur parasysh se fushata parazgjedhore do të ndahet në kohën kur festohet dita e flamurit 28 Nëntori./Titulli.com/