Stankoviq: Presim përpjekje të përbashkëta me Kamberin për të mirën e Bujanocit
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në emër të vet dhe të punësuarve në këtë Shërbim, uroi Kamberin në zgjedhjen për kryetar të komunës së Bujanocit, me dëshirë që sa më parë të vazhdoj me projektet dhe aktivitetet e filluara të rëndësisë prioritare për këtë vetëqeverisjes lokale.„Pres që me përpjekjet dhe angazhimet e përbashkëta të kontribuojmë në jetën më të mirë të qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe shpresoj në një bashkëpunim korrekt dhe të ndërsjelltë“, ka thënë Stankoviq.