Stankoviq në Preshevë: Pas një muaji hapet materniteti
Lokale

Stankoviq në Preshevë: Pas një muaji hapet materniteti

26.Mar.2015 20:42
0
Materniteti jashtëspitalor në Preshevë, sipas kryearit të Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankoviq, do të hapet pas një muaji.

Këtë deklaratë e bëri sot i pari i TK-së pas takimit që zhvilloi në Preshevë me kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafën dhe drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Mitat Sahiti.

“Përfundimisht janë arritur kushtet për hapjen e maternitetit, edhe pse me vonesë”, është shprehur Stankoviq, raporton Titulli.com.

Andaj, materniteti jashtëspitalor i gatshëm që nga korriku i vitit 2013, ndërsa me leje përkatëse të punës nga inspeksioni shëndetësor nga korriku i vitit 2014, vetëm në muajin prill do të jetë i gatshëm për të pranuar pacientët e parë.

Zoran Stankoviq vizitës e ditës së enjte në Preshevë e ka shfrytëzuar edhe për të vizituar fshatrat e kësaj komune, Strezocin e Bukurocën.

I shoqëruar me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafën, dy drejtuesit e institucioneve janë përballur me kërkesat e banorëve, sidomos punësimin, i cili sipas qytetarëve është “harruar”.

Stankoviq me këtë rast ka thënë se do të sjellë ministra nga Beogradi për të parë nga afër gjendjen në këtë rajon, ndërsa Mustafa pasi ka dëgjuar kërkesat e banorëve ka thënë se angazhohet për përmbushjen e tyre. /Titulli.com/

Mbahet Konventa e dytë e CEDEF, merr çmim edhe Komuna e Bujanocit
Do t'i pranojmë këshillat e OSBE-së për media
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration