Do t'i pranojmë këshillat e OSBE-së për media
Lokale

Do t'i pranojmë këshillat e OSBE-së për media

27.Mar.2015 14:14
0
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të premten, në bisedime me përfaqësuesen e OSBE-së për liri të mediave Dunja Mijatoviq, se qëllimi i Qeverisë është ngritja e nivelit të lirisë së medias sikurse në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore dhe është shprehur i gatshëm të pranoj këshillat dhe rekomandimet e OSBE-së për përmirësimin e gjendjes në media.

“Qeveria e Serbisë ka sjell një seri të ligjeve me qëllim të forcimit të lirisë dhe pavarësisë së mediave, që ishte një prej prioriteteve të kësaj Qeverie me rastin e formimit të sas”, ka thënë Vuçiq, ndërsa theksohet në kumtesën e lëshuar pas takimit, raporton agjencia Beta, transmeton Titulli.com.

Tema e takimit ishte respektimi i lirisë së mediave, mbrojtja e lirisë së gazetarëve si dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes në përgjithësi.

Përfaqësuesja e OSBE-së Dunja Mijatoviq është shprehur e kënaqur me përkrahjen që ka gjatë mandatit të presidencës së Serbisë me OSBE-në, dhe ka nënvizuar se bashkëpunimi dhe komunikimi me Qeverinë e Serbisë është në nivel të lartë. /Titulli.com/

Stankoviq në Preshevë: Pas një muaji hapet materniteti
Musliu takon Komisionin Evropian, paraqet gjendjen e rëndë të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration