Stankoviq: Kërcënimet për Veriun e Kosovës nuk pasqyrohen në Jug të Serbisë
Shefi i Trupit Koorinues të qeverisë së Serbisë për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në këto komuna është e qetë dhe se nuk ka indikacione për keqësim të situatës, shkruan Titulli.com.“Gjendja në Jug të Serbisë është e qetë pavarësisht tensioneve në Kosovë. Nuk ka shenja që tregojnë se mundë ta cenojnë stabilitetin afagjatë në këtë pjesë të Serbisë”, ka thënë Stankoviq pas takimit me përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës.
Ai theksoi se kërcënimet që kemi dëgjuar për Veriun të Kosovës nuk pasqyrohen në Jug të Serbisë./Titulli.com/