Stankoviq fton shqiptarët të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ftuar pjesëtarët e pakicës nacionale të cilët jetojnë në këto tri komuna që të dielën më 4 nëntor, të dalin në zgjedhje për të zgjedhur anëtarët e këshillit nacional.
"Ju ftoj juve, pjesëtarëve të pakicave kombëtare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të dalin në zgjedhje të dielën dhe në një atmosferë demokratike të zgjidhni përfaqësuesit tuaj në këshillat kombëtar për të realizuar të drejtat në vetëqeverisje në kulturë, arsim, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit" është shprehur Stankoviq./Titulli.com/