Stankoviq do të kërkojë punësimin  e përkthyesit në serbisht në Preshevë
Lokale

Stankoviq do të kërkojë punësimin e përkthyesit në serbisht në Preshevë

17.May.2021 09:40
0

Në komunën e Preshevës, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, gjuha shqipe është gjuha zyrtare, së bashku me serbishten, dhe këto dy gjuhë duhet të jenë të barabarta, kështu shkruan gjithashtu në rregulloren e Kuvendit Komunal, transmeton Titulli.com.

Përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë kanë ngritur shqetësime për mungesën e përkthyesve në gjuhën serbe gjatë seancave të kuvendit komunal në Preshevë dhe paralajmërojnë se do të flasin me udhëheqësit e Komunës dhe do të kërkojnë nga ministria kompetente që të punësojë një përkthyes.

Një situatë e tillë ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe në të kaluarën ajo ishte kapërcyer nga një ngjarje në tjetrën, ka thënë për mediat serbe, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, transmeton Titulli.com.

“Kjo është arsyeja pse do të flasim me drejtuesit e vetëqeverisjes lokale dhe do të propozojmë masa dhe aktivitete për ta zgjidhur atë përfundimisht. Ne do t'i propozojmë Ministrisë të miratojë punësimin e disa përkthyesve në komunë dhe të mundësojë jo vetëm përkthimin gjatë seancave të kuvendit, por edhe të gjitha dokumentet”, është shprehur Stankoviq.

Sipas ligjit, në territorin e vetëqeverisjeve lokale në të cilat jetojnë pjesëtarët e një komuniteti pakicë tradicionalisht dhe pjesa e tyre në numrin e përgjithshëm të banorëve arrin 15%, gjuha e tyre duhet të deklarohet zyrtare. Rregulloret, sidoqoftë, kërkojnë që gjuhët e pakicave të përdoren në të njëjtën mënyrë me serbishten dhe të sigurohen përkthyes.

Vlen të theksohet gjithashtu se përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip është jo i plotë në organet komunale në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ku jeotn një shumicë shqiptare dhe shpesh janë ankuar se ka mungesë të përkthyesve shqiptarë./Titulli.com/

 

Jasin Jakupi nga Presheva do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të tenisit, Davis Cup
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration