Stankoviq: Asociacioni i Luginës ide e dështuar
Lokale

Stankoviq: Asociacioni i Luginës ide e dështuar

24.Jan.2016 10:35
0
Prej fillimit të krizës së emigrantëve nuk kemi pasur asnjë problem të madh. Njejtë është edhe në mardhëniet me shqiptarët të cilët gjithnjë e më shumë kuptojnë se Qeveria në Beograd është adresa e vetme në të cilën mund t'i zgjidhin problemet e tyre", ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Ai ka folur edhe për problemin e teksteve në gjuhën shqipe të cilat Prishtina i ka dhuruar nxënësve dhe profesorëve në këtë pjesë të Serbisë dhe ka njoftuar se fjalën përfundimtare rreth kësaj do ta jep Ministria e Arsimit.

“Në shumë takime kam biseduar me liderët shqiptarë. Jemi dakorduar që ligjet dhe procedurat duhen të vlejnë për të gjithë. Me këtë është dakord edhe Jonuz Musliu”, thotë Stankoviq.

Ai pranon se duron kritikat për atë se nuk është “i nxehtë” në dënimin e paraqitjeve radikale të liderëve shqiptarë. Mprehja e mardhënieve në jugun e Serbisë nuk mund në asnjë mënyrë të jet kontribut i normalizimit të mardhënieve.

„Është naive të besohet në diçka që ndodhë me dekada të ndryshohet për një apo dy vite. Për atë nuk jap deklarata të “nxehta”. Shumë më e rëndëisishme që në vend të fjalëve të fillojmë ta zgjidhim problemin”, theksoi Stankoviq, shkruan vesti.

Ai beson që se ka gjithnjë e më shumë shqiptarë të cilët në vend të Prishtinës apo Tiranës, shikimin e drejtojnë në drejtim të Beogradit.

„Prej tyre nuk kërkojmë hiq më shumë se ajo çka i ka porositur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I ka thënë fjalë për fjalë: “Duheni të kuptoni se jeni qytetarë të Serbisë dhe problemet e juaja duhet t’i zgjidhni në organet e Republikës së Serbisë”. Mendoj se ata këtë e kuptojnë”, ka vlerësuar Stankoviq.

Është i bindur se është ide e dështuar që shqiptarët në jugun e Serbisë krijojnë Asociacionin e Komunave Shqiptare i njejtë me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe Metohi. Prej shtatë partive shqiptare  në jugun e Serbisë, kundër kësaj kanë votuar ato më të mëdha, ndërsa në Medvegjë asnjë këshilltarë shqiptar”, thekson Stankoviq.

Organizohet forum ekonomik në Preshevë, pjesëmarrës edhe nga ambasada të huaja.
Karadaku i Preshevës po zbrapset, nga 50 tani kanë mbetë vetëm 2 nxënës në Depcë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration