Organizohet forum ekonomik në Preshevë, pjesëmarrës edhe nga ambasada të huaja.
Lokale

Organizohet forum ekonomik në Preshevë, pjesëmarrës edhe nga ambasada të huaja.

24.Jan.2016 09:43
0
Ndërmarrja prodhuese-tregëtare Medita Development Sh.p.k. me seli ne Bajë të Siarinës, në bashkëpunim me afaristë shqiptar nga diaspora , ndermarrës Italian dhe afarist vendor nga Lugina koordinon takimin e parë të kesaj natyre, i cili do të mbahet më 27 Janar të këtij viti, duke filluar nga ora 18:00 në sallën e kuvendit komunal në Preshevë.

Nikoqiri i këtij takimi është Afaristi i njohur nga Zvicra, ish kryetari i fondit humanitare për Kosoven Lindore, tani nën kryetari i PVD-së për Preshevë Xhelal Mehmeti dhe kryetar në detyrë FHKL dega Austri, afaristi Dul Krasniqi.

Ky takim ka për qëllim shkëmbimin e pervojave dhe informacioneve, si parakusht për krijimin e kushteve për investime në lëmi të ndryshme, të cilat do të gjenerojnë një zhvillim të shpejt ekonomik dhe të qendrueshëm në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. 

Takimi në fjale,në aspektin organizativ ka karakter eksperimental me që i paraprin nje evenimenti të rëndësishëm me dimensione regjionale, i cili është planifikuar të organizohet në fillim të muajit Mars 2016 në Bajë të Siarinës.

Pritet pjesmarrja e atasheve tregtare te disa ambasadave, si ajo Italiane ne Beograd, Shqipetare,disa OJQ-ve,dhoma e tregtis së Kosoves dhe asaj te Serbisë, nën patronatin e " Medita Development ", është edhe një numer i madh i ndërmarrjeve italiane të cilat janë ne kerkim te kushteve dhe partenereve eventual vendore per bashkpunim dhe investime konkrete .
Rciklimi mbeturinave, Zhvillimi bujqisë, Prodhimi Peletit.

Reagim ndaj shkrimit në portalin "Titulli": "Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë".
Stankoviq: Asociacioni i Luginës ide e dështuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration