Sputnik: Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re?
Lokale

Sputnik: Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re?

06.Aug.2017 15:05
0
Menjëherë pas turit ballkanik të Zv.Presidentit amerikan Mike Pence, portali i Kremlinit, "Sputnik", ka promovuar një skenar të frikshëm në faqet e saj, duke bërë të ditur se pritet një "mini-reply të luftës në Ballkan".

“Sputnik” ka intervistuar një ish-drejtues të lartë të shërbimit famëkeq ushtarak serb KOS, përkatësisht nënkolonelin Ljuban Karan.

Ish-drejtuesi i kundërzbulimit serb thekson se tashmë  Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re.

Sipas “Sputnik”, NATO do të imponojë që të shkohet deri tek rishikimi i Marrëveshjes së Dayton-it e cila ndau Bosnjën në dy kantone dhe që ka krijuar një shtet praktikisht si Republika Srbska, i cili nuk jep asnjë llogari në Konfederatë, por vetëm e përdor për të arritur qëllimet e saj.

Dhe siç shkruan “Sputnik”, pas nisjes së diskutimeve për rishikimin e Dayton-it do të shpërthejë konflikti i ri ballkanik për të rindarë Bosnjën.

Nënkoloneli Karan, njeriu që ka punuar gjatë për shërbimin serb dhe që tani duket se është bashkëpunëtor i afërt i rusëve, deklaroi për “Sputnik” se armatosja e rëndë e Kroacisë me sisteme të sofistikuara amerikane dhe gjithashtu e Serbisë me sisteme të tilla ruse, është vetëm fillimi i një konflikti ushtarak që si gjithmonë thotë ai “epilogun do ta ketë me shqiptarët në jug të Serbisë”. Këtu i referohet natyrisht Preshevës.

Edhe pse kjo ngjan e çuditshme, duket se ka një lidhje me realitetin politik.

Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, takimet e para si kryetar i shtetit shqiptar i bëri pikërisht me dy figura politike të Preshevës: kreun e Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliun, dhe kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku u përmend “zgjidhja e problemeve në kuadrin e Serbisë”.

Vetë Meta e ka thënë këtë në komunikatën zyrtare të Presidencës.  Po pse kush e kishte vënë në diskutim që të diskutohet jashtë Serbisë?

Ky veprim i kreut të shtetit shqiptar, siç duket është studiuar me kujdes nga rusët, që kanë bërë analizën e tyre, natyrisht jo kaq lokale por si rajon.

“Sputnik” në shkrimin e vet thekson se “Objektivi i Aleancës së Atlantikut të Veriut është që  të mbetet një faktor i domosdoshëm për vendet që nuk janë anëtare të saj, për të realizuar qëllimet e saj ndaj Rusisë”.

Ish-zyrtari i Kundërzbulimit Shërbimit serb (KOS), Ljuban Karan, në intervistën e tij thotë se “NATO ka një plan për të zotëruar plotësisht Ballkanin, kryesisht për shkak të frikës së ndikimit rus, dhe shembulli më i mirë për këtë është Mali i Zi. Tani po kërkohet futja e Maqedonisë, por problem është si të zotërohet Republika Srbska”.

Dhe këtu “Sputnik” përmend rishikimin e Dayton-it.

“Kjo do të sillte një konflikt dhe ndoshta mund të ndërhynte Rusia. Pikërisht për të mbrojtur Ballkanin është vendosur sistemi raketor i NATO-s në Rumani, ndërsa ai i Polonisë është për të mbrojtur sfondin e Europës”, thekson ish-oficeri i lartë i kundërzbulimit serb.

“NATO  nuk do që ne të jemi ushtarakisht neutralë.  NATO beson se është mjaft e fortë dhe mund të na detyrojë që të jemi pjesë e saj.

Kohët e fundit është duke u përpjekur për të arritur qëllimet e saj pa armë, por situata nuk është e njëjtë si gjatë viteve nëntëdhjetë, sepse tani ka një zonë ruso-kineze të interesit. NATO  po e përdor forcën si një kërcënim”, tha nënkoloneli Karan.

Dhe në analizë radha i vjen “rrezikut shqiptar”.

Ish-kundërzbuluesi serb, i cili ështët marrë jo pa qëllim nga “Sputnik”-u si ekspert, thekson se “NATO përdor elementin kroat dhe atë shqiptar si subversiv për ta drejtuar kundër serbëve.

Po ndiqet një recetë të vjetër: kroatët e boshnjakët kanë pretendime territoriale për Republika Srbska-n, kurse shqiptarët për Preshevën.

Një Kosovë e pavarur nuk është qëllimi përfundimtar i shqiptarëve, por ata duan Preshevën, të cilën askush nuk mund të marrë pa luftë.

NATO ka punuar që prej viteve ‘90 me modelin ‘përça e sundo’ siç ndodh rëndom me Perandoritë”, shprehet ndër të tjera njeriu i intervistuar nga “Sputnik”.

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

U mbajtë festivali folklorik "Presheva 2017"
Festa e diasporës në Medvegjë foli, frymoi e këndoi shqip
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration