Sondazhi: I duan rrugët e asfaltuara e jo sheshin Karagjorgje Petroviq
Lokale

Sondazhi: I duan rrugët e asfaltuara e jo sheshin Karagjorgje Petroviq

11.May.2014 12:15
0
sondazhiQytetarët të cilët morën pjesë në sondazhin e portalit informativ Titulli se a duhet  të pezullohen punimet në infrastrukturën rrugore për të rinovuar sheshin e Bujanocit, janë shprehur kundër sheshit e pro asfaltimit të rrugëve. Sondazhi i cili qëndroi i hapur për 10 ditë dhe në të cilin morën pjesë 212 votues unik, 144 prej tyre nuk e shihnin me prioritet apo ishin kundër pezullimit të punimeve në infrastrukturën e dëmtuar rrugore, në mënyrë që të rinovohet sheshi Karagjorgje Petroviq në Bujanoc. Vetëm 68 votues janë të mendimit se duhet ndërtuar sheshi ndërsa punimet tjera në infrastrukturën rrugore të pezullohen. Me përqindje, 68 janë që të mos pezullohen punimet në infrastrukturën rrugore, ku 59 % janë përgjigjur pro punimeve në këtë drejtim, 9 %  nuk e shohin si investim me prioritet rinovimin e sheshit, ndërsa 32 % janë pro rinovimit të sheshit duke pasur si pasojë pezullimin e punimeve në infrastrukturën tjetër rrugore në këtë komunë. [caption id="attachment_118362" align="aligncenter" width="800"]Sheshi Karagjorgje Petroviq, Bujanoc Sheshi Karagjorgje Petroviq, Bujanoc[/caption] Duke ditur se tanimë po mbushen dy vite nga qeverisja e re e komunës së Bujanocit, portali informativ Titulli, me qëllim përmirësimin e punës së udhëheqësisë së tanishme, apo nëse qytetarët e shohin se ka punuar mirë kjo qeveri deri më tani, vazhdimin e punës së saj me këtë ritëm, hapë këtë sondazh njëjavorë. Sa jeni të kënaqur me punën dyvjeçare të vetëqeverisjes së tanishme në komunë të Bujanocit?  Shumë të kënaqur Aspak të kënaqur Mesatarisht  Votën tuaj unike dhe anonime mund ta jepni në ballinën e portalit informativ Titulli, në anën e djathtë të saj./Titulli.com/
JUGpress shënon tetë vjetorin e themelimit
Kapen 6 kilogram heroinë në kufirin e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration