JUGpress shënon tetë vjetorin e themelimit
Lokale

JUGpress shënon tetë vjetorin e themelimit

11.May.2014 13:32
0
Agjencia regjionale informative JUGpress ka shënuar tetë vjetorin e themelimit dhe punës së saj. “E themeluar në vitin 2006 si agjension i parë prej jugut të Beogradit, e cila ka mbuluar rajonet pas konfliktit si jugun e Serbisë, Kosovën dhe rajonin veriperëndimor të Maqedonisë, JUGpress (www.jugpress.com) ka mbijetuar sulme të ndryshme, sa haptas aq edhe fshehtas, tentim mbyllje para së gjithash përmes mjeteve financiare, por në mënyrë indirekte edhe përmes politikës dhe manjatëve. Përskaj gjithçkaje dhe pavarësisht nga çdo gjë, JUGpress mbijetoi”, thuhet në njoftimin e agjencisë së lajmeve Jugpress. JUGpress selinë e ka në Leskocë derisa përcjellë ngjarjet në jug të Serbisë, ndërsa më të theksuarat janë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, nga Kosova, Maqedonia veriperëndimore, por edhe nga rajoni në përgjithësi. Sipas drejtuesve të këtij portalin informativ nga fillimi e deri më sot kanë regjistruar më shumë se tre milionë vizita në faqe. “JUGpress publikon tekste në gjuhën serbe, shqipe, rome dhe bullgare, kurse përveç lajmeve me shkrim ka edhe ato me video, audio dhe foto”, thuhet në njoftim me rastin e shënimit të tetë vjetorit të agjencisë. Themelues i JUGpresss-it është OJQ ‘Qendra për demokraci dhe zhvillim të jugut të Serbisë’. “JUGpress edhe në këto kohë të vështira për mediat nuk financohet nga buxhetet e qyteteve, komunave apo të manjatëve, kështu në mënyrë profesionale dhe financiare, punon dhe promovon profesionalizëm dhe respektim të përpiktë të kodit etik të gazetarëve,” thuhet në njoftimin e agjencisë JUGpress. /Titulli.com/
Enver Haziri merr ‘timonin’ e Rinisë së Lëvizjes “Vatra” (foto)
Sondazhi: I duan rrugët e asfaltuara e jo sheshin Karagjorgje Petroviq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration