Solidarizohen maturantët e Bujanocit
Lokale

Solidarizohen maturantët e Bujanocit

22.Apr.2013 11:20
0
Një grup i nxënësve shqiptar të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka ekspozuar disa lloje të ëmbëlsirave në qendër të Bujanocit për të përkrahur shkuarjen e disa nxënësve në ekskursion shkollor që do të organizohet nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë. Nxënësit e klasës IV-6, drejtimi i mjekësisë  kishin marrë për obligim të përgatisin disa lloje të ëmbëlsirave dhe pastaj ato t’i shesin qytetarëve në qendër të Bujanocit, dhe me mjetet financiare të  grumbulluara t’i mundësohet disa nxënësve ekskursioni shkollor. Zejni Fejzullahu, drejtor i shkollës së mesme në Bujanoc, bleu një ëmbëlsirë nga nxënësit dhe uroi që kjo traditë të vazhdojë edhe më tutje. “Është një risi për komunën e Bujanoci kryesisht për maturantët tonë dhe një hap i këtillë meriton të vlerësohet pozitivisht. Gjithashtu porosisë të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në këtë aspekt”, deklaroi Fejzullahu. Gentiana Jusufi , nxënëse e klasës IV-6 në Bujanoc së bashku me shoqërinë e vet të shkollës ka shprehur solidaritetin e saj përmes ëmbëlsirave që ka shitur dhe është shprehur e kënaqur me interesimin e qytetarëve për të blerë këto produkte. “Është mirë të organizohen aksione të këtilla humanitare sepse në këtë mënyrë secili nxënës do të mundë ta plotësojë dëshirën e ekskursionit”, tha Gentiana Jusufi. Ky aksion humanitar është një shembull i mirë i solidaritetit mes nxënësve dhe gjithashtu inkurajon edhe të tjerët për të ndihmuar në raste të veçanta ata që kanë nevojë financiare për të përmbushur ëndrrat e tyre rinore./Titulli.com/

maturantet bujanoc- solidarizimi b

maturatet bujanoc 2

Lugina kërkon hise të marrëveshjes së Brukselit
Arifi falënderon Shqipërinë për projektet konktrete
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration