Sofra e Iftarit bashkon besimtarët në Osllarë
Lokale

Sofra e Iftarit bashkon besimtarët në Osllarë

01.Aug.2012 01:22
0

Në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit është organizuar iftar për nderë të muajit të Ramazanit. Forumi Rinor i Xhamisë së fshatit njëherit edhe organizator kryesor mblodhi  në sofrën e Iftarit banorë, mërgimtarë të këtij vendbanimi dhe përfaqësues te jetës fetare. Nevzad Lutfiu, anëtar i këtijë forumi deklaroi për Titullin se iftari është përkrahur financiarisht dhe moralisht nga banorët e fshatit. Mysafirët i përshëndeti  imami i Xhamisë mulla Berate ef. Halimi, ndërsa është mbajtur edhe një ligjeratë fetare nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc mulla Sulejman ef. Fejzullahu. Ndërsa përveç darkës dhe ligjëratave fetare, kori i xhamisë ka prezantuar edhe me disa ilahi të zgjedhura. Në Sofrën e Iftarit morën pjesë 100 mysafirë nga Osllara, Tërnoci, Letovica, Lluçani të cilët u shprehën të kënaqur me mënyrën e organizmit dhe porositën që aktivitetet e këtilla të përsëriten nëpër vendbanime tjera dhe të shtrihet dora e solidaritetit dhe rahmetit gjatë këtij muaji të shenjtë. Ramazani është kohë e kultivimit të vlerave morale e shpirtërore, është koha që na fton të kthehemi e të rivlerësojmë raportet tona me Zotin, veten e të tjerët, është kohë transformimi e ndryshimi./Ibrahim Rrustemi/Titulli.com/
Riza Halimi “prish” koalicionin në Bujanoc
Prej nesër rënie të temperaturave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration