Filmi ‘Skenari i nënës’ nga Presheva pjesë e festivalit të filmit në Iver të Anglisë
Lokale

Filmi ‘Skenari i nënës’ nga Presheva pjesë e festivalit të filmit në Iver të Anglisë

12.Feb.2020 10:40
0

Filmi dokumentar “Skenari i nënës” është përzgjedhur në konkurencën zyrtare të edicionit të sivjetëm të Festivalit të Filmit, “Lift-Off Global Network” në Iver të Anglisë.

Filmi dokumentar “Skenari i nënës”, me skenar dhe regji të Kastriot Saqipit dhe producent Gani Veseli, flet për personat me nevoja të veçanta. Filmi është dhënë premierë muajin që shkoi në Preshevë.

Lajmi për selektimin e këtij filmi në programin zyrtar të “Lift-Off Global Network”, për Kallxo.com është konfirmuar nga regjisori i filmit, Kastriot Saqipi. 

Sipas tij, ky festival mbahet në tri faza.

“Faza e është në rrjet social, në Vimeo, ku votohet për  filmin. Nëse arrin të fitojë kalon në fazën e dytë. Kjo fazë mbahet në Angli dhe këtu do të jetë një juri që do të vlerësojë filmat për në fazën e finale. Faza e tretë, faza finale mbahet në Hollivud, ku dokumentari më i mirë shpërblehet me 75 mijë dollarë”, ka thënë Saqipi.

Zgjidhja e konfliktit të kufirit gjermano-danez - model për Ballkanin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration