Skandaloze: Birrë brenda objektit të shkollës fillore "Migjeni" në Muhoc
Lokale

Skandaloze: Birrë brenda objektit të shkollës fillore "Migjeni" në Muhoc

07.Sep.2014 17:47
0
Në vazhdën e hulumtimit dhe sajimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies, një x mësues në shkollën fillore "Migjeni" në Muhoc ka bërë një zbulim epokal i cili do të shtyejë metodologjinë e mësimdhënies përtej çdo kufiri që kemi imagjinuar. Nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet nga fusha e teknologjisë, as për ndonjë metodë pedagogjike si produkt i racios së shëndoshë. Jo jo, është diqka përtej kësaj, më e thjesht e më e lehtë, më e shijshme e më argëtuese, po pra është një birrë.

Problemi i performancës maksimale në mësimdhënie i prekë të gjithë mësimdhënësit në një mënyrë ose në një tjetër. Në mungesë të performancës ndikojnë shum faktorë të cilët ndonjëherë është shum e vështirë të studijohen dhe janë probleme që i takojnë fushës së psikologjisë. Sidoqoftë ne si popull jemi të prirur që të vetëmjekohemi për çfarëdolloj problemi shëndetësorë fizik e psiqik.

Po të kthehemi në retrospektivë dhe të vështrojmë rreth medikamenteve popullore të cilat i kemi përdorur për kurimin e sëmundjeve të ndryshme do të habitemi nga injoranca e lartë në të cilën kemi qenë.

Këto ditë, derisa po kërkoja diqka në sirtarë në sallën e arsimtarëve në shkollën ”Migjeni”, u shokova kur mes librash gjeta edhe ”ilaqin” misterioz të cilin dikush nga arsimtarët si duket e përdorka si stimulant energjik.

Më nuk po ma vret syrin aspak shpuza e duhanit që pihet në sy të nxënësve mu në hyrje të shkollës, ne koridore, në sallëtë arsimtarëve e ndoshta në ndonjë rast edhe në klasë.

Ndonëse të ndaluara dhe të sanksionuara me ligj, konsumimi i këtyre produkteve për qëllime herë stimulimi e herë qetësimi, është bërë dukuri e zankonshme. Arsimtarë të tillë, nën ndikimin e këtyre ”ilaqeve” u ligjërojnë nxënësve për shkencën, kulturën, historinë, moralin e çka do që u’a zë goja. Ndonjëherë ndoshta mes fjalësh ndërfuten edhe gjëra të panevojshme për nxënësit por s’ka dert se fajet i ka ”birra”.

Eh birra, si se paskemi ditur që po zhgjidhka aq probleme, gjithë këto përpjekje për ngritje të cilësisë së arsimit paskan qenë larg suksesit veç një gllënjkë birre. Nuk e di nëse të njejtin efekt e kanë të gjitha llojet e saja por ky ”gjeniu” që shpiku këtë ”ilaqin” e preferoka Pejanen. Ndoshta i frymëzuar nga atdhedashuria konsumon prodhime vendore ose ndoshta është i vetmi lloj me efekte të tilla. Sidoqoftë, e rëndësishmë është që ilaqi u sajua.

Tani s’më mbetet tjetër që ti bëj thirrje ministrisë së arsimit që ta testojë shkencërisht këtë ”ilaq” dhe nëse vërtetë ka efekte të tilla le ta fusë në programin e riaftësimit të kuadrit arsimorë ose në të kundërtën le ta zbuloj ”gjeniun” dhe t’ia mohoj të drejtën e punës në arsim dhe masa ndëshkuese të parapara me ligj të ndërmirren ndaj të gjithë atyre që meritojnë të sanksionohen.

E Pejanja jonë në na çoftë ”ilaq” ta përdorim të gjithë, e në na çoftë ”zehër” mos le të shihet kurr më të paktën në objekte edukativo-arsimore.

Shkruan:  Argjend Xhelili, i zhgënyeri

 

Partia e parë shqiptare në Luginë shënon 24 vjetorin e themelimit (foto & audio)
Mbledhje e "nxehtë", vendim nuk ka
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration