S’ka më polisa sigurimi për dy javë
Lokale

S’ka më polisa sigurimi për dy javë

05.Jan.2014 11:05
0
Qytetarët shqiptar të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të cilët udhëtojnë me makinat e tyre për në Kosovë nuk do të mund të pajisen me polisa sigurimi dyjavorëshe. Për disa javë qytetarët e këtyre komunave në Serbi që kanë marrë rrugën për në territorin e Kosovës, janë duke u pajisur me polisa sigurimi vetëm njëjavore. Një vendim i tillë është marrë javë më parë nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) edhe ate siç ka mësuar portali Titulli, pas vonesave të Qeverisë së Kosovës për t’i paguar BKS-së mjetet për të cilat edhe ka marrë obligim. Këtë informacion portali Titulli e ka konfirmuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku në mënyrë jozyrtare nga përfaqësuesit e BKS-së është njoftuar se sigurimet do të lëshohen vetëm për një javë. [caption id="attachment_83632" align="aligncenter" width="640"]Kufiri Koncul-Dheu i Bardhe Kufiri Koncul-Dheu i Bardhe[/caption] Ky vendim është marrë me qëllim zvogëlimin e kostos, pasi polisa njëjavore kushton 20 euro për dallim nga ajo dyjavore që Qeverisë së Kosovës i kushtonte 40 euro. Vlen theksuar se nga 21 tetori i vitit 2013, rreth dy vite pas vendosjes së taksës për polisë sigurimi, qytetarët e Luginës së Preshevës me veturat e tyre nuk paguajnë për të hyrë në Kosovë. Procedura për pajisje me polisë sigurimi mbetet e njëjta përveç pagesës, të cilën e ka marrë për obligim Qeveria e Kosovës./Titulli.com/   ____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Nuri Seferi: Fitorja e radhës për Luginën
Titulli dy vjet me ju: Zë i besueshëm i Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration