Sinani vizitë në Prishtinë: Bashkërendimit ndërinstitucional Luginës-Kosovë mundëson avancimin
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka realizuar një takim me Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
SË SHPEJTI FILLON REALIZIMI I PROJEKTEVE TË RËNDËSISHËM ME MBËSHTETJE NGA KOSOVA
Liburn Aliu nuk është vetëm bashkëvendës i joni dhe mik i imi. E as vetëm Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai është njeri i dëshmuar në angazhim për Preshevën e lirë dhe të zhvilluar. Si i tillë, kudo dhe kurdo, Liburni ka pasur vullnetin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për Luginën e Preshevës. Dje si veprimtar e opozitar. Sot si qeveritar.
E falenderoj përzemërisht Për mikëpritjen e zakonshme. Për përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt fillimit të realizimit të projekteve tona jetike infrastrukturore dhe mjedisore, të cilat me dekada nuk po mbështeten nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
Dinamizimi i komunikimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional midis Luginës së Preshevës dhe Republikës së Kosovës e bën më të mundshëm avancimin e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Sepse bashkë është më mirë
Sepse bashkë është më e mundshme Presheva e re