Sinani thotë se Kosova ngriti në dialogun e Brukselit problemin e transferit të mjeteve të Preshevës
Lokale

Sinani thotë se Kosova ngriti në dialogun e Brukselit problemin e transferit të mjeteve të Preshevës

18.Nov.2021 07:50
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani përmes një postimi thotë se Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri Kosovës ka ngritur në dialogun e Brukselit me Serbinë çështjen e pengesave nga Thesari i Republikës së Serbisë të transferimit të 100.000 eurove të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe 50.000 eurove të Komunës së Prishtinës,

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

Falenderoj Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z.Besnik Bislimi, që në vazhdën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit tonë, ka ngritur sot në dialogun e Brukselit, çështjen e pengesave nga Thesari i Republikës së Serbisë të transferimit të 100.000 eurove të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe 50.000 eurove të Komunës së Prishtinës, për mbulimin e pjesshëm të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Preshevës.

Nuk ka arsye që transferi i këtyre mjeteve financiare me dedikim humanitar të vazhdojnë të bllokohen, aq më tepër duke pasur parasysh se më vitin 2020, ndihma e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vlerë prej 500.000,00 euro për ta ndihmuar luftën kundër pandemisë Covid-19, ishte transferuar pa pengesa nga Thesari i Republikës së të Kosovës drejt Thesarit të Republikës së Serbisë.

 

Bruskel: Marrëveshja për targat, takohen delegacionet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration