Sinani:S'ka marrëveshje me ata kundër interesave kombëtare
Lokale

Sinani:S'ka marrëveshje me ata kundër interesave kombëtare

13.Dec.2017 08:08
0
Kandidatja për kryetare të Preshevës nga PVD, Ardita Sinani është shfaqur mjaftë kritike ndaj ish kryetarit të kësaj komune që kandidon përsëri për këtë pozitë, Shqiprim Arifi.

Ardhja e Arifit si kryetar i përkohshëm atje, ka thënë Sinani se ka qenë një enigmë, sidomos për banorët e Preshevës.

“Ai ka qenë i dështuar në biznesin e tij që është marrë me një kompani të transportit. Biznesi i tij ka dështuar disa herë. E para ishte mos transparenca e tij dhe ishte i panjohur, por të gjithë kishim besim sepse po vinte nga Europa”, ka thënë Sinani, njofton Klan Kosova.

“Ne kishim shpresë se dikush po na drejtonte drejt Perëndimit”, ka shtuar ajo.

“Udhëheqja me organin dhunshëm, keqpërdorimet që ka bërë janë shqetësuese për ne qytetarët e komunës së Preshevës”, ka pohuar ajo.

Sinani ka thënë se në zgjedhjet e 24 dhjetori, ka shtatë kundërkandidatë dhe ka treguar se nuk ka bërë asnjë koalicion parazgjedhor.

“Koalicione parazgjedhore nuk kemi me asnjë parti dhe asnjë subjekt nuk ka. Rezultati i 24 dhjetorit do të tregojë se kah duhet të shkojmë. Jemi ithtar të mos bëjmë marrëveshje me ata që punojnë kundër interesave kombëtare”, ka pohuar ajo në Zona B.

“Në garën e 24 dhjetorit përballen edhe me shtatë burra tjerë. Nuk e shoh veten, nuk vërej që ata kanë diçka më shumë se unë. Qeverisjen që pata për gjashtë muaj, ndala krimin dhe korrupsionin dhe krijimin e monopolit”, ka thënë ajo ndër të tjera./KlanKosova/

 

PD hap fushatën parazgjedhore në Preshevë, votoni tash për të ardhmen
LR-PDSH me prioritet dinjitetin shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration