PD hap fushatën parazgjedhore në Preshevë, votoni tash për të ardhmen
Partia Demokratike në Preshevë ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale dhe ka është prezentuar programin qeverisës 2018-2022, si dhe listën e këshilltarëve komunal për zgjedhjet e 24 Dhjetorit."Kjo listë është e përbërë nga njerëz të profileve të ndryshme, të cilët do t’ia kthejnë identitetin qytetarëve, që e kishin humbur gjatë këtyre dy viteve të fundit nga politikanë të papërgjegjshëm", thuhet në njoftimin e PD-së.
PD vlerëson se për një Preshevë stabile dhe të zhvilluar na duhet ndihma e secilit prej jush, që duke votuar tash, të vendosim për të ardhmen.
Votoni Partinë Demokratike - dega në Preshevë duke rrethuar numrin 8.
Votoni listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Xhelal Memeti,
Votoni tash, për të ardhmen!