Sinani pret në Preshevë eurodeputeten Viola von Cramon
Ardita Sinani ka pritur në takim në Preahevë, eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel
Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës, Ardita Sinani pas takmit me eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel :
Brukseli ta kushtëzojë më shumë Beogradin për demokratizimin dhe për të drejtat e joserbëve në Serbi - Lugina të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi për paqe të qëndrueshme
Sot prita në takim eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, nga Grupi i të Gjelbërve (Greens/EFA Group); të shoqëruar nga z.Simon Ilse, drejtor i Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung” në Serbi.
Gjatë takimit paraqita dhe ofrova dokumente me të dhëna konkrete mbi diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Serbi, që po përkeqësohen së fundi edhe me çështjen e pasivizimit të vendbanimeve.
Kërkova që në kuadër të procesit të integrimit evropian për Serbinë, Brukseli ta kushtëzojë më shumë Beogradin për demokratizim dhe për të drejtat e joserbëve në Serbi, si dhe ta rrisë presionin politik për më shumë investime në zonat e margjinalizuara socio-ekonomike të vendit.
Në fund, ritheksova nevojën e përfshirjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, në funksion të paqes së qëndrueshme.